Befason Leposaviqi, votojnë edhe 11 persona në referendum - NACIONALE

Befason Leposaviqi, votojnë edhe 11 persona në referendum

1 vit më parë

nga NACIONALE

Referendumi i bojkotuar thuajse në përmasa absolute Komunën e Leposaviqit me ç’duket nuk e ka prekur, ku tashmë përveç një vote më të fundit që ishte hedhur në fshatin Soçanicë, gazetarja e Nacionales Anita Nikaj na njoftoi se brenda objektit komunal janë regjistruar edhe 11 vota në referendumin për (ç)votimin e kryetarit Lulzim Hetemit.

Në qendrën 12/02...në katin e katërt të objektit të Komunës së Leposaviqit kanë votuar 11 persona”, na tha gazetarja,

Në total sa i përket Leposaviqit, gazetarja Nikaj duke raportuar nga ato zona na tha se përafërsisht mund të jenë diku 40 persona që kanë hedhur votat.

Lajme të ngjashme