BBC: Qeveria e Britanisë me fushatë në shqip për t'i ndaluar emigrantët shqiptarë - NACIONALE

BBC: Qeveria e Britanisë me fushatë në shqip për t'i ndaluar emigrantët shqiptarë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

BBC ka raportuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar na lansuar një fushatë reklamash që shënjestron shqiptarët që provojnë të migrojnë në këtë vend. Për çka bëhet fjalë?

Reklamat, që do të lansohen edhe në gjuhën shqipe në Facebook dhe Instagram, do t’i paralajmërojnë ata se “do të përballen me ndalim dhe largim” nëse marrin udhë për në Britani.

Qeveria ka thënë se fushata, që nis javën tjetër, do të “qartësojë rreziqet” për emigrantët që vijnë me anije të vogla, raporton BBC, përkthen në shqip Nacionale.

Partia Laboriste e quajti këtë veprim “besim lypësarësh”, dhe u shpreh se sistemi i azilit ishte “në kaos”.

Sipas Zyres për Strehim, Shqipëria ishte “shtet i sigurt dhe me prosperitet” dhe shumë shtetas të këtij vendi “po udhëtonin përmes shumë vendesh tjera për të arritur në Britani” para se të bënin “pretendime të rreme për azil kur të vinin.”

Ministri i emigracionit Robert Jenrick tha që fushata “do të funksiononte proaktivisht qysh në burim para se njerëzit të niseshin për në rrugët e rrezikshme dhe të panevojshme.”

Shtetasit shqiptarë ishin azilkërkuesit më të shumtë në Britani në marsin e vitit 2023.

Marsi

Në muajin mars të këtij viti, kjo çështje kishte marrë bujë të madhe.

Një projektligj i ri për emigracionin e paligjshëm ishte njoftuar nga Sekretarja Suella Braverman.

Për shkak të gjuhës së përdorur, kundër qeverisë britanike kishin reaguar edhe shumë legjenda të futbollit anglez, përfshirë Gary Linekerin, Ian Wrightin e të tjerë.

“Nuk ka dyndje të madhe (të njerëzve me varka). Ne marrim shumë më pak refugjatë se çdo shtet tjetër i madh evropian. Kjo është thjesht një politikë pamatshëm mizore e drejtuar kah njerëzit më të lëndueshëm me një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo që përdorej në Gjermani në vitet ’30, dhe ju më thoni mua që po flas keq?” – kishte komentuar z. Lineker në atë kohë.

Për këtë çështje, ai ishte përballur me telashe të mëdha me BBC-në, ku ishte komentator i futbollit.

Në Londër kishte pasur edhe protesta nga shqiptarët, që e shihnin si "gjuhë të urrejtjes" gjuhën e atëhershme nga qeveria britanike.

Lajme të ngjashme