BBC: Emigrantët shqiptarë në Francë po rekrutohen në Britani nga bandat shqiptare të drogës - NACIONALE

BBC: Emigrantët shqiptarë në Francë po rekrutohen në Britani nga bandat shqiptare të drogës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Televizioni publik britanik, BBC, ka raportuar se ka dëgjuar dëshmi se bandat shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar janë duke i shfrytëzuar kampet e emigrantëve në pjesën veriore të Francës si zonë rekrutimi, duke ofruar të holla për kalimin në Britani për ata që janë të përgatitur për të punuar në industrinë e drogës me të arritur në këtë shtet.

BBC

Shqiptarët përbëjnë pothuajse një të tretën e 39 mijë njerëzve që kanë shkuar në Britani të Madhe përmes barkave të vogla deri më tani këtë vit, sipas shifrave të qeverisë britanike.

Zyrtarë të lartë të policisë dhe emigrimit në të dyja anët e Kanalit Anglez janë të shqetësuar nga roli në rrite i ndërmjetësve shqiptarë në lehtësimin e kalimit të kanalit nga emigrantët, raporton televizioni BBC.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po i fajëson bashkëqytetarët e tij për t’i justifikuar “politikat e dështuara” të saj sa u përket kufijve dhe emigrimit.

BBC-ja ka parë se si qytezat afër kryeqytetit shqiptarë, Tiranë, kanë mbetur pothuajse të boshe dhe sa shumë të rinj shqiptarë po joshen për të shkuar deri në bregdetin verior francez.

Në qytezën franceze, Durkirk, këtë verë, dëshmitarët thonë se shqiptarët kanë zënë një pjesë të kampit kryesor për emigrantë atje.

Disa hotele të vogla përreth këtij kampi – si hotelet “Bretagne” dhe “Le Lion d’Or” – tashmë janë qendra të përforcuara për emigrantët shqiptarë: dyert e tyre janë të mbyllura gjithmonë, stafi nuk shihet, një numër telefoni shihet në xham.

Grafiku: Sipas të dhënave zyrtare, mbi 2.100 persona nga Shqipëria e kanë aluar Kanalin Anglez me barka të vogla nga janari deri në qershor të këtij viti, më shumë se nga Afganistani.

Këto janë disa nga vendet ku ndërmjetësit shqiptarë presin për klientë – duke vepruar si lidhje kritike për kalimet me barka të vogla, të mbizotëruara nga rrjetet irakiano-kurde.

“Në Francë, ka njerëz që presin për ty”- i tha një burrë shqiptar gazetares së BBC-së, Lucy Williamson, pasi kishte arritur në Britani përmes një barke të vogël këtë verë. “Të gjithë në botë e dinë se ku të shkojnë, nëse duan të arrijnë në Angli”, shtoi ai.

Nga rruga matanë qendrës së emigrantëve në Dunkirk, e shohim Kevin në dritaren e dhomës së tij në katin e dytë të hotelit “Lion d’Or” përderisa pi cigare. Një arritje e re nga Shqipëria, 20 vjeç, plot energji nervoze për rrugën që e ka përpara.

Vetëm pas disa ditësh qëndrimi aty, ai tashmë ka gjetur dikë për ta organizuar kalimin e tij dhe po pret një thirrje telefonike për t’u larguar.

“Moti nuk është i mirë. Duam që të presim ndoshta edhe dy ditë”, tha ai.

Për shqiptarët si Kevi, arritja deri në veri të Francës është e lehtë: ata kanë të drejtë që të hyjnë në BE si turistë dhe të qëndrojë pa vizë deri në tre muaj.

Shumica arrijnë me autobusë ose me vetura, të nxitur nga reklamat në rrjete sociale, në të cilat u premtohet ndihmë nga ndërmjetësit në terren në Bruksel, Paris, Calais ose Dunkirk.

Duke u paraqitur si emigrantë shqiptarë, ne kontaktuam dy trafikues njerëzish që reklamonin për klientë në “TikTok”.

Të dy u përgjigjën brenda gjysmë ore. Opsionet ishin që të paguanim në Francë ose në Angli dhe na ofruan udhëzime për të arritur deri në Belgjikë ose në Francë, ku do të na kontaktonte një ndërmjetës. Mesazhi nga të dy ishte: “Është e lehtë.”

“Ndërmjetësit të afrohen dhe ju thjesht shkoni me ofertën më të lirë”, thotë Eraldo Harkicaj, gazetar shqiptar.

Një zyrtar i lartë francez, i cili është i përqendruar në këtë fushë, konfirmoi se shqiptarët tash për tash janë duke e luajtur rolin e ndërmjetësve, duke i lidhur emigrantët shqiptarë me bandat irakiano-kurde të trafikimit.

Qeveria britanike thotë se 12 mijë shqiptarë kanë arritur këtë vit në këtë shtet përmes barkave të vogla. Pothuajse të gjithë prej tyre janë burra të rinj që janë duke udhëtuar vetëm.

Në atdhe, në Shqipëri, disa zona përreth kryeqytetit po mbeten me pak njerëz.

Laknasi ndodhet në rrugën e fluturimit nga Shqipëria për në Francë. Aeroplanët e udhëtarëve kalojnë mbi këtë vendbanim bosh.

Banorët thonë se 70 për qind e popullsisë lokale tashmë është larguar për në Britani. Për më tepër, largimet nuk po ndalen.

Tash në Shqipëri ka shumë vende si Laknasi.

Motiv kyç mbeten mundësitë ekonomike. Korrupsioni është problem i vazhdueshëm dhe, sipas shifrave të Eurostat-it nga viti 2018, të ardhurat mesatare vjetore në Shqipëri janë 1.997 euro, ndërsa në Britani dhjetë herë më të larta, 21.464 euro.

Përktheu: Nacionale/Nasuf Abdyli

Lajme të ngjashme