BBC për tensionet në veri: Kosova shtyen reciprocitetin - NACIONALE

BBC për tensionet në veri: Kosova shtyen reciprocitetin

4 vjet më parë

nga BBC

Artikull i përkthyer nga BBC

Qeveria e Kosovës ka shtyer implementimin e rregullit të ri që do t'i detyronte zonat me shumicë serbe të ndërrojnë targat e makinave serbe me ato të Kosovës.

Rregulli pritej të vinte në fuqi në mesnatë, të hënën.

Por, të dielën, grupe serbe barrikaduan rrugët dhe burra të armatosur qëlluan në protestë.

Implementimi i rregullores për targa është shtyer për nj muaj pas bisedimeve me SHBA-të dhe BE-në.

Kosova shpalli Pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, gati një dekadë pasi u nda, derisa paraprakisht u zhvillua një luftë e përgjakshme që rezultoi me NATO-n duke bombarduar Serbinë.

Marrëdhëniet mes serbëve dhe shumicës shqiptare kanë qenë të tensionuara ndër vite.

Kosova është pranuar nga SHBA-të dhe shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian, por Serbia, e përkrahur nga Rusia, refuzon ta bëjë këtë, siç veprojnë edhe shumica e serbëve në Kosovë.

Rreth 50 mijë persona që jetojnë në zonat me shumicë serbe në veri përdorin targa të lëshuara nga autoritetet serbe dhe refuzojnë të njohin institucionit kosovare.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për rregullin e ri për targa, nxiti përplasje.

NATO përshkroi situatën si "të tensionuar", derisa qindra serbë parkuan furgonë dhe automjete të tjera afër dy kufijve me Serbinë në shenjë proteste rreth rregullit të ri, gjë që ka detyruar policinë të bllokojë dy rrugët.

Misioni i udhëhequr në aleancë me Kosovën, KFOR, tha se është i përgatitur të intervenojë "nëse rrezikohet stabiliteti".

Pati gjithashtu edhe raportime për të shtëna me armë, edhe pse Policia e Kosovës tha se nuk ka pranuar raporte për lëndime.

Ngritja e tensioneve rezultoi me bisedime mes ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së.

Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier tha se kërkoi nga qeveria e Kosovës të shtyente rregullin e targave për 30 ditë "sepse duket se pati keqinformim dhe keqkuptim rreth vendimit".

Kosova pastaj u pajtua të shtyente rregullin për 30 ditë.

Kreu i politikave të jashtme të BE-së, Joseph Borrell, mirëpriti vendimin me një postim dhe tha se pret që bllokadat në rrugë të largohen menjëherë.

Presidenti serb, Alexandar Vucic gjithashtu tha se pret që tensionet të "de-eskalojnë" pas shtyrjes së vendimit.

Protesta të ngjashme ndodhën vitin e kaluar pas propozimeve për të ndërruar rregullin e targave.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë, pavarësisht se dy vendet janë përkushtuar të marrin pjesë në një dialog të sponsorizuar nga BE-ja, si tentativë për të zgjidhur problemet e kahmotshme.

Lajme të ngjashme