Komunat në veri me billborde: “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”
Komunat në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe, janë zgjuar mëngjesin e sotëm me mesazhin “Mirë se vini në Asociaciaonin e Komunave Serbe”.
Billbordet dhe postera janë parë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potok dhe Zveçanin.

Në këto slogane thuhet “Kjo është ZSO”, por edhe mesazhe në gjuhën angleze që promovojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Mesazhet janë shfaqur në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe në hyrjet e qyteteve të tjera.