Tre yje për 'Nope' mediokër: Filmi që pritej me entuziazëm monumental, del të jetë mesatar - NACIONALE

Tre yje për 'Nope' mediokër: Filmi që pritej me entuziazëm monumental, del të jetë mesatar

4 vjet më parë

nga BBC

Filmi i shumëpritur, 'Nope', nga regjisori i bujshëm Jordan Peele, 'nuk është aq e frikshme apo argëtuese apo suspensive sa duhet', shkruan Caryn James nga BBC.

Është një skenë spektakolarë në fund të filmit fanta/shkencë dhe horror të Jordan Peelet - një stuhi apokaliptike e shiut zë Daniel Kaluuyan të ngujuar, ku jep një “nope” komike të vendosur mirë.

Episodi është thjesht mirë i menduar, qesharak, tmerrues dhe misterioz. Ky është lajmi i mirë dhe, pak a shumë, krejt e mira e këtij filmi, pasi pjesa e tjetër e 'Nope' dështon të ofrojë emocione të tilla.

Për muaj të tërë kemi parë trailerin duke bërë bujë gjithandej ku shihet aktori Kaluuya dhe Keke Palmer duke shikuar qiellien, Steven Yeun me një kapele lopçarësh dhe kostum qesharak të kuq. Dukej një film goxha zbavitës për t'u shikuar me një kosh popkornash.

Por, 'Nope' del të jetë një rrëmujë çaluese. Pritshmëritë ishin të larta para trailerit, natyrisht. 'Get Out' (2017) i Peelet ishte një klasik i menjëhershëm i njëmendtë, efektiv si horror dhe kritik i stereotipeve racore. 'Us' (2019) u mishërua edhe më shumë me horror, teksa trajtoi klasën dhe racën.

Peele i ngacmon këto tema në minutat e para, me muhabetin e dialogut dhe një goditje të një shimpanzeje të përgjakur në setin e mbeturinave të shfaqjes. Pastaj jemi në fermën e kuajve në Kaliforni, ku OJ Haywood (Kaluuya) dhe babai i tij (Keith David) dëgjojnë një ulërimë të çuditshme në qiell. Babai vdes shpejt.

Sjellja e qetë por tensionuese e Kaluuyas i shkon mirë përgjatë vilmit. "Emri jot është OJ?" një aktore konfuze e pyet atë në xhirimet e një filmi. Ai menjëherë përgjigjet me "Otis Jr"; nuk përmendet fare OJ-i famëkeq. Ky OJ e merr seriozisht të nderojë të kaluarën e babait. Motra e tij, Emerald (Palmer) është në kërkim të vëmendjes, duke shpërthyer në të njëjtin set filmash me një energji maniake, pyet veten se ku mund të shkojë performanca pasi të fillosh në një ritëm kaq të lartë.

Kur OJ sheh objekte të çuditshme që lëvizin në qiell - është një re që nuk duket se lëvizë asnjëherë - Emerald vendos të bëhet e famshme dhe e pasur duke e bërë foton e parë të qartë të UFO-ve, pavarësisht se nuk dihet a është njëmend UFO apo jo. Uria e dëshpëruar për famë është temë kryesore e trajtuar në një mënyrë të lehtë.

Mundësia më e madhe e humbur është karakteri i Yeun, Jupe, një ish-fëmijë i njohur, i cili tash zotëron një park të vjetër afër rançit Haywood.

Sidoqoftë, edhe një film mediokër i Jordan Peelet është më i mirë se filmi më i fortë i një regjisori ordiner.

Jupe nuk është një burrë i varur nga fama, siç pretendohet ta shikojmë ne

Filmi duket njëmend spektakolar në kohë të caktuara, me qiej ogurzi dhe burra me tuba të fryrë ngjyrë karamele që tundin krahët në fermë. Ka stuhi rëre dhe efekte speciale të frikshme, disa nga qielli dhe të tjera më afër shtëpisë. Dhe si gjithmonë në filmat e Peele, të dhënat dhe jehonat janë aq të detajuara dhe të mbjella me kujdes, saqë është e vështirë të dallosh gjithçka herën e parë. Ai është ende një regjisor mjeshtër, madje një film mediokër i Jordan Peele është më i mirë se filmi më i fortë i një regjisori të zakonshëm. 'Nope' është ai film mediokër.

Lajme të ngjashme