Është koha për aksion: Publikohet traileri i parë i 'John Wick 4' dhe është absolutisht drithërues
John Wick është rikthyer dhe duket i gatshëm të thyejë brinj të ri, nëze bazohemi në trailerin e parë të filmit të katërt të këtij personazhi.
Keanu Reeves, natyrisht, kthehet si John Wicku ikonik për t'u futur në një tjetër aventurë vrasjesh e terroresh nga më të ndryshmet.
Traileri i John Wick 4 premton shumë armë, luftë me shpata, ndjekje dhe goxha minutazhë të Laurence Fishborn.
Aktori është rikthyer për një tjetër film, derisa më herët kishte paralajmëruar fansat se sa i mirë do të jetë John Wick 4.
"E lexova skriptën. Është, vërtetë, vërtetë e mirë. Po aq sa janë edhe tre filmat e tjerë, por pak më i thellë", ishte shprehur Fishborn.
"Është shumë më i thellë në raport me kodin e vrasësit dhe marrëdhënien që ai ka me një karakter në veçanti".
Një tjetër grumbull vrasësish tjerë do t'i vihen pas Wick, duke performuar akrobacione e vrasje sensacionale, siç ndodhë gjithmonë në filmat e këtij karakteri.
Wick premton se do t'i vrasë të gjithë; storia e të cilës është pothuajse çdo film i John Wick në këtë pikë.
Derisa xhirimet e John Wick 4 ishin kompletuar disa muaj më parë, data e publikimit të filmit ishte shtyrë për një vit të tërë gati.
Nëse gjithçka do të shkonte sipas planit, ne do ta kishim pasur filmin nëpër kinema në maj të këtij viti, por tash duhet të presim deri më 24 mars të vitit të ardhshëm për të parë filmin e ri të Wick.
Ndërkohë, kjo verë sheh xhirimet e një ‘spin-off’ të serisë së filmave John Wick me Ana De Armas.
I titulluar Balerina, filmi do të shohë një atentator të ri që kërkon hakmarrje ndaj atyre që vranë familjen e saj.
De Armas tashmë ka dëshmuar sukseset e saj në filmin aksion në daljen e fundit të James Bond-it No Time To Die, ku ajo u bashkua me Daniel Craig për një skenë drithëruese kundër një grupi agjentësh SPECTER.
John Wick 4 do të dalë në kinema më 24 mars 2023.
John Wick u inspirua në ngjarje të vërtetë?
Historia e filmave të John Wick është frymëzuar nga një incident në Teksas që përfshin ish-Navy SEAL, Marcus Luttrell, i cili shkroi 'Lone Survivor', rreth sprovës së ekipit të tij të zjarrit gjatë Operacionit 'Red Wings' në Afganistan në 2005.
Luttrellit iu dha një qenush labrador i verdhë, të cilin ai e quajti DASY, sipas një anëtari të ekipit të tij të zjarrit.
Më 1 prill 2009, rreth orës 1:00 të mëngjesit, Luttrell u zgjua nga një e shtënë dhe pa katër burra duke u larguar. DASY kishte vdekur në oborrin e tij nga një plagë me armë zjarri. Ai u armatos me dy pistoleta Beretta 9 mm dhe i ndoqi burrat nëpër katër qarqe me kamionin e tij derisa policia i arrestoi.
Ata talleshin me Luttrellin, e kërcënuan se do ta vrisnin dhe nuk treguan pendim për veprimet e tyre. Më vonë ata u dënuan për mizori ndaj kafshëve. Luttrell deklaroi më vonë, "Unë i kurseva, sepse kam vrarë mjaft njerëz tashmë."
