Bajqinovci i VV-së ua përmend pagat prokurorëve e gjyqtarëve pas vendimit për Pantiqin - NACIONALE

Bajqinovci i VV-së ua përmend pagat prokurorëve e gjyqtarëve pas vendimit për Pantiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Mefail Bajqinovci ka zgjatuar më tej diskursin qeveritar që shfajëson veten pas dërgimit në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, i akuzuar për terrorizëm.

Bajqinovci ka goditur gjyqtarin dhe prokurorin e rastit, duke thënë, që ndoshta “kjo është reflektim i pagës 2000-2500 euro”.

“Më mirë ato ditë kur vendosën të mos punonin për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për t'ua kthyer pagën sa e kanë pasur.” – është shprehur z. Bajqinovci në profilin e tij në Facebook.

Ai e ka cilësuar si të turpshëm lirimin e tij.

Nacionale ka provuar dhjetëra herë të kontaktojë me autoritetet që kanë marrë vendimin në fjalë por deri më tash nuk ka pasur sukses.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme