Babë e bijë dyshohet të jenë viktimë nga rrëzimi i aeroplanit në Bosnjë e Hercegovinë
Pak çaste më parë, Nacionale transmetoi raportimet e gazetës serbe, N1, lidhur me një rrëzim të një aeroplani në Bosnjë e Hercegovinë.
Tani thuhet të jenë mësuar edhe detaje shtesë. Në tragjedinë që ka ndodhur pranë aeroportit "Prijedor" në Bosnjë e Hercegovinë mësohet të jenë regjistruar dy viktima.
Në anën tjetër, sipas mediumit respektiv, të ndjerët janë babë e bijë. Bëhet e ditur që babai është me profesion: instruktur fluturimi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, pikërisht atëherë kur edhe u njoftua policia.
Orëve në vijim pritet të mësohen detaje të reja rreth ndodhisë gjegjëse.
