Babai i dy të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares: Mbështes secilin vendim të Drejtësisë - NACIONALE

Babai i dy të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares: Mbështes secilin vendim të Drejtësisë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Hajdar Rexhepi, babai i dy të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares, ka pohuar se djemtë e tij nuk ka qenë në dijeni për zhvillimet e fundit rreth çështjes së aktakuzës.

Të paktën kështu deklaroi ai në një prononcim dhënë T7-shit. Jo vetëm kaq, ai ka thënë se e mbështet çdo vendim të organeve të drejtësisë për këtë rast.

Veç tij, për rastin ka folur edhe avokati Tomë Gashi. Ky i fundit ka thënë se kjo është neglizhencë në kohën kur tashmë kanë nisur hetimet.

Kujtojmë se pesë të dyshuarit do të vazhdojnë të jenë në paraburgim deri në shkurt.

Video e plotë KËTU

Lajme të ngjashme