Azemi: Koha që ky pushtet të bie bashkë me koordinimin e tij të fshehtë me kriminelët - NACIONALE

Azemi: Koha që ky pushtet të bie bashkë me koordinimin e tij të fshehtë me kriminelët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në Facebook, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka komentuar koordinimin e fshehtë të qeverisë ku përfshihet Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e cila gjatë një bisede me Slavko Simiqin, deputet i Listës Serbe, e pranon se ka biseduar me Milan Radoiçiqin.

Anëtari i LDK-së ka theksuar se një pushtet i mbështetur me mbi 50% të votave nuk duhet të nënshtrohet ndaj njerëzve që janë konsideruar kriminelë nga ShBA.

Ai ka shprehur shqetësimin se qeveria e tanishme mund të cenojë vullnetin e popullit duke e lënë në duart e individëve që punojnë kundër interesave të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme