Azem Syla i reagon Mehmet Krajës: Pse e shfrytëzove akademinë për ta goditur UÇK-në? - NACIONALE

Azem Syla i reagon Mehmet Krajës: Pse e shfrytëzove akademinë për ta goditur UÇK-në?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, ka reaguar ndaj kryeakademikut Mehmet Kraja, i cili në një analizë të fundit ka drejtuar disa akuza të drejtim të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një artikull autorial të publikuar në gazetën “Epoka e re”, Syla ka akuzuar kryetarin e ASHAK-ut, Mehmet Kraja, se ka shfrytëzuar emrin e këtij institucioni për ta goditur UÇK-në dhe luftën e saj.

Pse o akademik Mehmet Kraja arrite deri atje sa të shfrytëzosh emrin e institucionit më të lartë shkencor të Kosovës – Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – për të dhënë goditje kundër luftës dhe luftëtarëve? Çfarë zori të shtyu bre akademik? A ke diçka të ligë personale apo ke marrë mision prej dikujt, që i shërben ndoshta me apo pa interes, por realisht me ligësi?”, ka shkruar Syla.

Sipas tij, akuzat e akademikut ndaj UÇK-së ishin të njëjta me ato të Beogradit.

E pra, more akademik Mehmet Kraja, shumë gjëra mund t’i kem menduar, por, që ti të dalësh me vlerësime dhe akuza të tilla shpifëse tamam si të ishin gatuar në gazhinën e Beogradit, këtë kurrë nuk e kisha menduar. Veç po të them: Ti hodhe baltë mbi vlerën tonë kombëtare dhe të jesh i sigurt ti, të jenë të sigurt ata që mendojnë si ti (nëse ka), të jenë të sigurt edhe armiqtë, por të jenë të sigurt edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që ne me luftën tonë e kemi bërë shumë mirë detyrën atdheut e kombit, për të cilën jemi krenar se i kemi vënë një kurorë lavdie historisë kombëtare shqiptare. Ama po të them se shpifjet dhe akuzat tua janë të pa falshme, janë të dënueshme, janë antikombëtare dhe kundër vlerave të shqiptarëve”, ka shkruar Syla, duke akuzuar Krajën se ka marrë pozicion anktikombëtar.

Pse o akademik Mehmet Kraja dole në këtë pozicion antikombëtar? A mendon se është e rastit, apo kështu ke qenë i ndërtuar mbrapsht por tani të doli fytyra e vërtetë, apo ndonjë interes i ligë? Uroj të mos jetë aq i ligë sa të vijë nga Beogradi, por që i shërbeve më mirë dhe më fortë se askush tjetër kësaj radhe kjo po është shumë e qartë”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme