Avdullah Hoti: Sjellja e partisë në pushtet me video montazhe është fashizëm politik
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka reaguar ndaj videos të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku sulmohet opozita dhe pushtetet e kaluara.
Deputeti i LDK-së i quan sjelljet e pushtetit shpifje dhe fashizëm politik.
“Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet”, ka shkruar Hoti.
Hoti thotë se në kohën kur duhet unitet politik, pushteti dëshiron t’i ikë përgjegjësisë.
“Në kohën kur delegacioni i lartë i partnerëve kryesorë të Kosovës zbarkon në Prishtinë, me të cilët duhet të ulen e të dakordohen të gjitha partitë politike, këta të pabesë nxisin urrejtje politike dhe pamundësojnë koordinimin e nevojshëm politik”, shkruan Hoti, duke shtuar se “kjo propagandë e ka prekur fundin”.
