Profesor Smajljaj: Edhe po ta bëjmë Asociacionin, rrezik të mos marrim njohjen nga Serbia
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajljaj ka kritikuar për (sic.) gjërat për të cilat u premtua se do të arrihej ndonjë rezultat, por që s'u arrit asgjë.
Ai ka shkruar se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi u bë, nuk u bë liberalizimi i vizave. Sipas tij prapë u hoq taksa, por nuk u arrit asgjë në përfitim.
Prandaj ai konsideron si rrezik sepse edhe Asociacioni mund të bëhet, dhe mos të përfitojmë as njohje nga Serbia, as anëtarësim në OKB, as njohje nga 5-4shja e anëtarësim në BE e NATO.
“Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi u bë, nuk u bë liberalizmi i vizave."
U hoq taksa, nuk u arrit asgjë në përfitim.
Është rrezik edhe asocioacioni mund të bëhet, dhe mos të përfitojmë as njohje nga Serbia, as anëtarësim në OKB, as njohje nga 5-4shja e anëtarësim në BE e NATO”, ka shkruar Smajljaj.