“As kësi – as asi”
Ose: Një historik i shkurtër i (sh)përdorimit të një fjalie
“…nuk e ka përfaqësuar politikën e ShBA-së”. Ku e ka fillin fjalia që dëgjohet vit pas viti nga Lëvizja Vetëvendosje, për ambasadorë e diplomatë amerikanë?
Një ditë pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të nesërmen, më 18 shkurt 2008, kishte njoftuar njohjen e saj.
“Shtetet e Bashkuara kanë njohur sot formalisht Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Urojmë popupullin e Kosovës për këtë arritje historike” – ishte fjalia e parë e këtij njoftimi, nën siglën e Sekretares së atëhershme amerikane të Shtetit, znj. Condoleezza Rice (administrata e George W. Bush).
“Derisa Kosova sot fillon jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i saj i ngushtë” – ishte fjalia e fundit e këtij njoftimi.

Ambsadorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nën administratën Bush, ishte Tina Kaidanow.
Mes aksionesh kundër kësaj diplomate amerikane, veçohet ai kur znj.Kaidanow e kishte përfunduar mandatin.
Duket e pabaesushme që qysh prej atij viti e deri sot, e gjejmë fjalinë “…nuk e ka përfaqësuar politikën e amerikane”.
“Tina Kadianow gjatë qëndrimit të saj nuk e ka përfaqësuar politikën e vërtetë të ShBA-së karshi Kosovës”, thuhej në një prej aktiviteteve të Vetëvendosjes.

(Pjesë nga aksioni simbolik i VV-së, 2009)
Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj të menjëhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 2009, Senatori nga Ilionisi, Barack Obama, do të zgjidhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe para se të bëhej President, si senator - Barack Obama kishte shkruar për pavarësinë e Kosovës, pikërisht në ditën e shpalljes së saj, më 17 shkurt 2008.
Zëvendëspresidenti i Barack Obamës, quhej Joe Biden. Këshilltari për Siguri Kombëtare i Biden - quhej Antony Blinken.
Derisa Obama kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e tij ku ishin emra si Biden dhe Blinken, kjo dyshe - në po atë vit - do ta zhvillonte një vizitë në Kosovë.
Janë të qasshme sot e asaj dite, fotografitë e Biden dhe Blinken nga vizita historike në Kosovë, e para e një niveli kaq të lartë, veç një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Veçohet ajo ku Biden dhe Blinken, ‘fluturonin mbi qiellin e Kosovës’ me helikopter. Derisa kjo dyshe e fuqishme e administratës Obama, po ‘fluturonte’ mbi Kosovë, në tokën e saj rrotulloheshin xhipa të EULEX-it nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Biden dhe Blinken, Kosovë, 2009)
Është viti 2020. President i ShBA-së zgjidhet Joe Biden. Sekretar amerikan i shtetit, ish-këshilltari më i afërt i tij, Antony Blinken.
Albin Kurti, ishte angazhuar personalisht për fitoren e Biden, përmes një video ku i bënte thirrje komunitetit shqiptar në Amerikë, që ta votonin Bidenin për President.

(Screenshot nga video e Kurtit)
Kësaj video, do t’i paraprinte historiku i përplasjeve me një administratë paraparake amerikane, atë të Presidentit Trump.
Edhe këtu, vjen në shprehje nga eksponentë të VV-së, fjalia si “...ky nuk e përfaqëson politikën amerikane”, sidomos për emisarin amerikan, Richard Grenell.
Me përfundimin e mandatit presidencial katër vjeçar të Donald Trump, e bashkë me të edhe të emisarit Grenell, Albin Kurti fiton mandatin e kryeministrit të Kosovës – mandat të cilin e ka deri më 9 shkurt 2025.
Mes historikut të përplasjeve me diplomatë amerikanë, gjithmonë në shfaqet si e përmjegullt fjalia si ‘ky diplomat nuk e përfaqëson politikën amerikane’.
Për administratën Biden, kjo fjali u nxor nga xhepi ose i ra hise të përballej me të, emisarit Gabriel Escobar.
Për Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke qenë se me kurrfarë logjike s’mund t’i binte tamam një fjali e tillë – megjithatë - tash jo eksponentë të partisë në pushtet, por vetë kryeministri Kurti ia gjeti një fjalë: ‘naiv’.
Në opinionin publik, në masë të madhe dukej të ishte krijuar përshtypja ose më mirë me thënë, pikëpyetja nëse VV ‘nuk pajtohej’ në momente të caktuara, as me një administratë republikanë e as demokrate.
Por, Glauk Konjufca i jep fund kësaj teme ose kësaj dileme: as ajo, as kjo. Ose në stilin e njohur: ‘as asi, as kësi’.
"Në relacion me Kosovën, këta dy president shumë të respektuar të SHBA-së, prej vitit 2011, e kanë pasë një qasje ndaj Kosovës e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosë në një situatë të disfavorshme të Serbisë.
Administrata e Presidentit Obama dhe e Biden. Gjatë kësaj kohe na kanë ndodhë disa cështje që i ka shty Serbia që shumë e kanë dëmtu reputacionin dhe shtetësinë e Kosovës", tha Glauk Konjufca.