Arrestohet një shtetas i Serbisë që drejtonte kamionin ku u kapen 107 kg drogë në Kosovë - NACIONALE

Arrestohet një shtetas i Serbisë që drejtonte kamionin ku u kapen 107 kg drogë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës të dielën në mbrëmje kanë arrestuar një person dhe kanë sekuestruar 107 kilogramë marihuanë.

Dorga u kap në një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”, njofton policia.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Lajme të ngjashme