Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj, rrahu gruan dhe babain e saj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi dyshohet se ka rrahur gruan e tij dhe babain e saj.
“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj.” – thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën në ora 17:00 në rrugën Ramadan Rexhepi në Ferizaj.
I dyshuari është dërguar një mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj
Dje, në ora 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje dhe sulmi ".
