Prezantohet sot draft-statuti për Asociacionin nga FES-i gjerman - pse u hartua ky draft? - NACIONALE

Prezantohet sot draft-statuti për Asociacionin nga FES-i gjerman - pse u hartua ky draft?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Puna e Asociacionit tashmë po përmendet me të madhe në debatin publik. Kërkesat ndërkombëtare për themelimin e tij, nuk po ndalen. Në anë tjetër, Qeveria po heziton teksa disa të tjerë po punojnë draft-statute të ndryshme të Asociacionit, ku një i tillë pritet të prezantohet të hënën.

Zyra Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) të hënën më 30 janar, do të publikojë draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe. Prezantimi do të bëhet në ora 13:30 në një hotel të Prishtinës.

Në njoftimin e tyre tregohet se çka i parapriu që të punohet një draft-statut për Asociacionin.

Si pjesë e programin tonë, ne synojmë ta forcojmë Kosovën si partner për paqen dhe sigurinë në rajon dhe ta mbështesim agjendën e saj politike të përkushtuar për integrimin në BE. Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të seminare në vitin 2022 për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre seminare që diskutuam dhe trajtuam çështjet dhe sfidat më urgjente në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i parapriu hartimit të Statutit”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Sipas FES, në punimin e këtij draft-statutit, ka punuar ekspertë mes dy organizatave dhe sipas tyre, nuk ka asnjë palë të tretë të përfshirë në përpilimin e tij.

Procesi i hartimit të statutit përfshinte konsultime me ekspertë, akademinë dhe profesionistët që punojnë ose përfshihen në dialogun e Brukselit. Prandaj, në një mjedis shumë të instrumentalizuar politikisht, botimi duhet parë më tepër si një pikënisje për një kontribut të bazuar në dëshmi. Puna jonë u drejtua vetëm nga motivimi për të kontribuojnë në fillimin e një diskutimi publik thelbësor dhe ofrimin e rekomandimeve tona të formësuar ekspertizën e duhur vendore dhe ndërkombëtare – siç kemi bërë në të kaluarën për çështje të ndryshme politike dhe socio-ekonomike”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.

Ndryshimi i emrit

Ky institut ka ndryshuar emrin e Asociacionit.

Në draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, emrin e kanë riformuluar si “Asociacioni i Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën Komuniteti Serb në Kosovë ka Shumicën”.

Deri më tani, sipas Marrëveshjes së Brukselit, pala kosovare për Ascociacionin ka përdorur emrin “Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa pala serbe “Bashkësia e Komunave Serbe” (ZSO).

Ndërkohë ditë më parë në media është publikuar drafti i këtij punimi të bërë nga FES.

Sipas raportimeve të mediave Statuti në fjalë i ka 18 nene.

Qysh në nenin e parë thuhet që Asociacioni është si subjekt i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës.

Sipas asaj që shkruan ky medium, statuti do të miratohet nga Kuvendi Themelues ndërsa edhe do të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe do të marrë verifikim nga Gjykata Kushtetuese.

“Në përmbushjen e këtyre objektivave, Asociacioni/Bashkësia nuk do të dëmtojë ose anashkalojë autoritetin dhe kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe ligj të bashkësive pjesëmarrëse dhe në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo cenojë kushtetutshmërinë dhe marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në Republikën e Kosovës,” – thuhet në nenin katër të saj dhe duke klikuar KËTU mund ta lexoni të plotë.

Në anën tjetë, për Asociacioni është paralajmëruar edhe një takim në ambasadaën e SHBA-ve në Kosovë.

Në këtë takim deri më tani bëhet e ditur se kryeministri, Albin Kurti, nuk është ftuar dhe nuk do të marrë pjesë.

Ndërkaq, pjesë e takimit për Asociacionit janë përfaqësues të partive politike opozitare, anëtarë nga shoqëria civile dhe si dhe përfaqësuesi i presidentes Osmani dhe të tjerë nga institucione të ndryshme.

Lajme të ngjashme