Arrestohet 62-vjeçari, tentoi t’i korruptoi zyrtarët policorë
Një person me inicialet N.B., 1961, është ndalur nga Policia e Kosovës në pikën e kontrollit në Klinë, dhe i njëjti ka tentuar t’i korruptoj zyrtarët policorë duke iu ofruar ryshfet.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë duke vozitur një kamion me targa të huaja dhe me qëllim që t’i shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.
“Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë ne pikë kontrolli në Klinë, për ti shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961). I dyshuari me qëllim që ti shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.” – thuhet në njoftim.
PK tutje ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit” është ndaluar për 48 orë.
