Edhe ambasadori gjerman në linjë me BE-në: I jep përkrahje Osmanit për Kryeprokurorin
Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, i doli në përkrahje presidentes Osmani e cila nuk e dekretoi Blerim Isufajn për Kryeprokuror.
Një qëndrim të ngjashëm me shefin e Zyrës së BE-së e ka ndarë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili ka rishpërndarë qëndrimin e shefit të Zyrës së BE-së ku kërkon respektim të parimeve dhe standardeve në përzgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit.
Osmani ka deklaruar se nuk do ta dekretojë Isufajt për Kryeprokuror pasi sipas saj janë bërë një varg shkeljesh deri tek propozimi i emrit të tij nga KPK.