Arkitekti Vejsa: Vila e Radojiçiqit ka mundur të kushtojë mbi 5 milionë euro - NACIONALE

Arkitekti Vejsa: Vila e Radojiçiqit ka mundur të kushtojë mbi 5 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, Policia e Kosovës e kishte bastisur vilën e Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që e pranoi se ka udhëhequr sulmin terrorist në Banjskë më 24 shkurt.

Në lidhje me vilën luksoze të Milan Radojiçiqit, sot ka folur edhe Ideal Vejsa, arkitekt i njohur. Në Klan Kosova, Vejsa vlerësoi se në bazë të llogaritjeve, të cilat ai i prezantoi në detaje, villa luksoze e Radojiçiqit llogaritet se ka kushtuar mbi 5 milionë euro.

“Në bazë të disa llogaritjeve që i kemi bërë, duke u bazu në sipërfaqen dhe lluksin që e ka, e kalon vlerën e 5 milionë eurove. 3 milionë e 300 mijë euro është vetëm pjesa e brendshme, edhe interieri 1 milionë e 900 mijë, diku 5 milionë e 100 mijë euro ka mundur të kushtojë vila” – deklaroi arkitekti Vejsa.

Madje, Vejsa ka theksuar se vetëm pishina llogaritet të kushtojë mbi 60 mijë euro.

“Bazeni është krejt me mozaik. Vetëm vlera e bazenit llogaritet se është dikur mbi 60 mijë euro që ka kushtu” – deklaroi arkitekti.

“Objekti një llogaritet që i ka 2500 metra…Objekti dy i ka 800 metra…Diku 4000 metra llogaritet që i ka ndërtim” – deklaroi tutje arkitekti.

Lajme të ngjashme