Arifi: S`kishte koordinim me aleatët, prandaj dështuam të futemi në agjendë të KiE-së - NACIONALE

Arifi: S`kishte koordinim me aleatët, prandaj dështuam të futemi në agjendë të KiE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për dështim të futjes në agjendë të Komitetit të Ministrave për shqyrtimin e aplikacionit për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ministria Punëve të Jashtme nuk ishte koordinuar me aleatët evropian për këtë çështje.

Pas dështimit të futjes në agjendë për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës normalisht se në rend të parë përgjegjësia i bije Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Jashtme”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se në këtë proces kanë ndikuar dy faktor.

Se pari, po vërehet se nuk ka pasur një komunikim me shtetet e fuqishme që janë brenda Këshillit të Evropës për të vazhduar tutje. Se dyti, kjo ndërlidhet edhe me një lloj moskoordinimi në nivel të dialogut Kosovë-Serbi, të cilin disa vende të Evropës po e shohin si penguese të procesit të dialogut. Kjo nuk është e vërtetë, por ata ashtu po e shohin. Ne duhet ta ndryshojmë këtë narracion dhe përcetimin, duke treguar se Kosova nuk është penguese e procesit të dialogut. Deri me tani Qeveria ka dështuar me këtë narracion”, ka thënë Arfi.

Lajme të ngjashme