Analisti Popov: Plani franko-gjerman zgjidhja më e mirë për çështjen Kosovë - Serbi - NACIONALE

Analisti Popov: Plani franko-gjerman zgjidhja më e mirë për çështjen Kosovë - Serbi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Aleksandar Popov, udhëheqës i Qendrës për rajonalizëm me seli në Novi Sad dhe analist i çështjeve në Ballkan ka folur rreth zhvillimeve të fundit, konkretisht planit franko-gjerman.

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, ai ka pohuar se ky opsion, është zgjidhja më siç e ka quajtur optimale për Kosovën dhe Serbinë.

Veç kësaj, Popov gjithashtu vlerësoi se ky është momenti më i duhur për të bërë këtë.

"Mendoj se tani për tani është varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes. Mendoj se kriza e Ukrainës i përshpejtoi përpjekjet e perëndimit që në një mënyrë të zgjidhë “nyjën e Kosovës”, duke pasur parasysh se të dyja palët kanë vendosur disa, t’i quaj kushtimisht, vija të kuqe.

Nëse do të merreshin ato parasysh, kurrë nuk do të ndodhte marrëveshja, sepse sa i përket Beogradit ai e ka thënë se kurrë nuk do ta njohë në mënyrë eksplicite Kosovën dhe nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara".

Lajme të ngjashme