Analisti i tmerruar nga zjarri në Pejë: Emergjencat dhe zjarrfikësit duhen të zhvillohen më shumë - NACIONALE

Analisti i tmerruar nga zjarri në Pejë: Emergjencat dhe zjarrfikësit duhen të zhvillohen më shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Gazmir Raci është shokuar nga zjarri që ka përfshirë qendrën Tregtare Elkos në Pejë.

Duke sjell pamje të reja, ai ka kërkuar që emergjencat dhe zjarrfikësit duhen të zhvillohen më shumë.

Sipas tij, zjarre të tilla është vështir të përballohen.

Digjet Qendra Tregtare #Elkos ne Peje! Emergjencat dhe Zjarrefiksat duhen me u zhvillu me shume sepse ne keso ngjarje nuk ka shansa me i bo ball ketij zjarri”, ka shkruar Raci.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me policinë e Kosovës për rajonin e Pejës. Ata kanë thënë se në vendngjarje tashmë kanë mbërritur policia e zjarrëfikësit.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, megjithatë zjarri duket që është masiv.

Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Lajme të ngjashme