Analistët e pushtetit në hall: Gashi e Gjinovci i “mëshojnë” opozitës për ta mbrojtur Kurtin - NACIONALE

Analistët e pushtetit në hall: Gashi e Gjinovci i “mëshojnë” opozitës për ta mbrojtur Kurtin

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Me 18 mars në Ohër është mbajtur një takim relativisht historik mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë. Në këtë takim u pajtuan për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit, ku edhe aty ishin pajtuar vetëm gojarisht.

Pas publikimit të aneksit për të cilin u dakorduan Albin Kurti, dhe Aleksandar Vuçiq, reagimet nuk kanë të ndalur. Në fakt, në historinë e shkurtër të pavarur të Kosovës, gjëja e vetme konstante është shumisa e mendimeve mbi një temë të vetme. Pra kakofoni interpretimesh, një moçal i cili e ka gëlltitur krejtësisht debatin objektiv e mbi argumente.

Opozita e kundërshtoi ashpër marrëveshjen, ndërsa njerëzit e pushtetit e përkrahën, duke u arsyetuar se po të ishte e favorshme, atëherë atë do ta nënshkruante Vuçiqi. Pra analistët kundër qeverisë e shpallën kapitullimin e kryeministrit Kurti, ndërsa analistët “pushtetarë” e mohuan arritjen e marrëveshjes. Kështu duke i ikur mundësisë së pranimit se Kurti është pajtuar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Postimi nr.1: Mirosllav Lajçak

Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Komenti:

Shumë mirë bëri që na e sqaroi këtë dilemë. S’me vie keq për analistët opozitarë. Megjithatë frikësohem që sërish analistët e pushtetit do ta keqlexojnë edhe intervistën e z. Lajçakut.

Postimi nr.2: Albin Kurti

"Asociacionim i komunave i dalur në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave cfarëdo të drejta për serbët në kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." – kishte thënë Kurti një muaj më parë në Kuvendin e Kosovës.

Komenti:

Nga 6 kushtet që i kishte vendosur triumfalisht kryeministri Albin Kurti - që me këto kushte na e rikujtoi Kurtin opozitar - për ta pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, vetëm një ju realizua shefit të ekzekutivit kosovar. Tani Asociacioni apo Zajednica do quhet vetëmenxhim. Ma mirë një kusht se asnjë në fund të ditës – do të mund të argumentonte analisti pro Kurtit e militanit i VV-së.

Postimi nr.3: Shkëlzen Gashi

këta po dojnë që edhe albin kurti me e pranu asociacionin, e mandej me thanë: s'jena veç na që i kena ba koncesione sërbisë.

këta dojnë edhe që albin kurti me vjedhë, e mandej me thanë: s'jena veç na që kena vjedhë”, ka shkruar analisti Shkëlzen Gashi.

Komenti:

Hahaha, çka të thotë Gashi i shkretë tjetër, pasi ka garantuar që Albin Kurti as nuk e pranon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Madje ekzaltësisht thoshte se Kurti nuk e lejon themelimin e Asociacionit as nga opozita nëse e rrëzojnë nga pushtet. Tash çka të thotë? Më mirë ta sulmojë opozitën e shkretë e të marrë më shumë llajka.

Por, megjithatë një pyetje për Shkëlzen Gashin:

  1. Çka është vetëmenaxhimi? Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se vetëmënaxhimi është Asociacioni.

Edhe pasi tha që veç qeveritë e kaluara kanë bërë koncensione ndaj Serbisë, këto janë disa lëshimë që Kurti ka bërë ndaj Serbisë:

1) Letërnjoftimet ilegale vazhdojnë të qarkullojnë.

2) Targat ilegale vazhdojnë të përdorën.

3) Shtyrja e zgjedhjeve sipas dëshires së Vuçiqit.

4) Amnistimi i organizatorëve të barrikadave dhe lirimi në shtëpi të të okuzuarit për terrorizëm.

5) Asociacioni (nejse, Gashi do ta quante vetëmenaxhim).

Postimi nr.4: Rron Gjinovci

Kush doli i pakënaqun nga dialogu? Vuçiçi edhe analistat Upsss, dhe opozita”, ka shkruar analisti Rron Gjinovci.

Komenti:

Nëse Vuçiq ishte i pakënaqur pse e pranoi Marrëveshjen e Ohrit? Pse nuk veproi siç kishte vepruar Serbia në rastin e Rambujesë apo Vjenës? Presidenti serb nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse nuk ka pranuar që ta trajtojë de facto Kosovën si shtet. Marrëveshje ndërkombëtare bëhën vetëm mes shteteve, e sipas Serbisë Kosova nuk është një e tillë.

Ndërsa, për opozitën ka drejtë janë nda të pa kënaqur me marrëveshjen e Ohrit, ku u pranua themelimi i Asociacionit pa njohje.

Lajme të ngjashme