Analist Spahiu qorton kosovarët që thonë "Kosova është Shqipëri" se po përforcojnë sloganet serbe - NACIONALE

Analist Spahiu qorton kosovarët që thonë "Kosova është Shqipëri" se po përforcojnë sloganet serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook pas zhvillimeve të ditës së djeshme në veri të vendit.

Spahiu ka kritikuar disa veprime të shqiptarëve në Mitrovicë (por jo vetëm) ku shiheshin duke vendos flamuj të Republikës së Shqipërisë.

“Ata që përballë sloganit serb: "Kosova është Serbi, Mitrovica është Serbi", dalin me sloganin: "Kosova është Shqipëri, Mitrovica është Shqipëri", nuk bëjnë kurrfarë vepre patriotike, por përforcojnë qëllimin e autorëve të sloganit të parë e që është se: "Kosova nuk është shtet".” – ka shkruar z. Spahiu.

Një grup qytetarësh u paraqit në disa fotografi më vonë pas veprimeve të tyre.

Lajme të ngjashme