Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Jeni vonuar për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka mbështetur plotësisht homologët nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit.
Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Rohde ka thënë se Kosova është vonuar sa i përket Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.
“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
Fully agree: On 27 June 2013 Kosovo committed to establish the ASM. It is overdue and will advance the normalization talks. https://t.co/gztK3f73EL
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 30, 2023
Reagime të shumta ka pasur gjatë ditëve të fundit ndaj kërkesave të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për themelimin e Asociacionit.
Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian për Paqe tashmë kanë publikuar Draft-Statutin e këtij Asociacioni.