Ambasadori i Britanisë: Partitë të vendosin vendin mbi interesat e partive, mund të ketë pasoja të rënda
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka bërë thirrje që partitë të kenë në fokus interesin e vendit, e jo të partive.
“Ne ramë dakord që pasojat e një ngërçi politik të vazhdueshëm do të ishin të rënda për Kosovën dhe popullin e saj. E përgëzova Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për të zgjidhur ngërçin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe theksova përgjegjësinë e të gjitha partive politike për ta vënë vendin mbi interesat partiake për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar ai.