Ambasadori francez reagon ndaj dhunës ndaj gazetarëve: E papranueshme
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri.
Me anë të një shkrimi në tëitter, Guerot,ka dënuar sulmet ndaj gazetarëvë që ndodhën sot në Leposaviq.
“Kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës është e papranueshme”, shkruan ai.
“Kemi nevojë për media të lira dhe të pavarura. Veçanërisht këtyre ditëve”.
Threats and violence against journalists, K/Serbs and K/Albanians, are unacceptable. We need free and independent media. Especially in these days. @KoSSevnews @rtklivecom @AGK_AJK
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 16, 2023
Nga postimi i tij kuptohet se ambasadori francez reagimin e ka bërë për sulmet ndaj gazetarëve të RTK-së por edhe medias serbe “Kossev”. Por, gjatë ditës së sotme janë sulmuar edhe disa gazetarë të tjerë.
