Sveçla tregon emrin dhe publikon foton e serbit që u arrestua sot për sulm ndaj gazetarëve - NACIONALE

Sveçla tregon emrin dhe publikon foton e serbit që u arrestua sot për sulm ndaj gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të Nemanja Vllaskovic për sulmet ndaj gazetarëve me datën 29 maj 2023.

Sveçla ka thënë se Vllaskovic është një nga udhëheqësit e grupit që kanë sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo.com në Leposaviq.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.” – ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se të gjithë sulmuesit dhe kriminelet do të sillen para drejtësisë.

Në fund ministri i MPB-së ka thënë se të vazhdojnë për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.” – ka përfunduar Sveçla.

Lajme të ngjashme