Ambasadori francez në Beograd paralajmëron pasoja nëse refuzohet plani franko-gjerman - NACIONALE

Ambasadori francez në Beograd paralajmëron pasoja nëse refuzohet plani franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cauchard, ka folur rreth marrëveshjes së propozuar nga Brukseli për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, e që në publik quhet si propozimi franko-gjerman. Sipas medies N1, ambasadori francez ka theksuar se plani franko-gjerman synon të tejkalojë konflikton mes dy vendeve, që po vazhdon që shumë vite.

Në raportimin e medies serbe, shkruhet se mos dakordimi i palëve nënkupton se do të ketë konsekuenca, por duke mos përmendur sanksionet.

“Normalizimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një objektiv i vendosur për më shumë se 10 vite. Tani është koha të shpjetojmë procesin për hir të dobisë së dy vendeve dhe të gjithë rajonit” – tha ai.

Por amabsadori francez në Beograd nuk foli qartë rreth pasojave që do të kenë palët nëse nuk nënshkruajnë propozimin franko-gjerman.

“Nuk po flasim për ndonjë sanksion apo shantazh. Ne vetëm po paraqesim një rrugë për të dalë nga kjo situatë, që ne jemi të sigurt që do të jetë dobiprurëse për regjionin dhe njerëzit.” – tha ai.

Lajme të ngjashme