Ambasadori britanik takon Kurtin e Bislimin para zgjedhjeve: Folëm për fushatën - NACIONALE

Ambasadori britanik takon Kurtin e Bislimin para zgjedhjeve: Folëm për fushatën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves po takon liderët politikë para zgjedhjeve parlamentare në vend.

Sot, ai ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Po vazhdojmë takimet me liderët politikë para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Sot ishte mirë të bisedoja me liderën e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Diskutuam për fushatën elektorale dhe rëndësinë e institucioneve të fuqishme e të pavarura” – ka shkruar ambasadori britanik në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme