Ambasada e Turqisë për Mehajn: Mirënjohës për mbështetjen e tij
Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasada turke ka deklaruar se me ish-ministrin Armend Mehaj kanë punuar ngushtë për të zhvilluar bashkëpunimin mes dy shteteve në sektorin e mbrojtjes.
“Ne kemi punuar ngushtë me ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj për të zhvilluar bashkëpunimin turko-kosovar në mbrojtje. Mirënjohës për mbështetjen e tij. I urojmë suksese në objektivat e tij të ardhshme. Mezi presim të punojmë me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të avancuar bashkëpunimin tonë”, thuhet në deklaratën e ambasadës turke.
