Qeveria thotë se gruaja e Armend Mehajt ishte diagnostikuar me sëmundje të rrallë
Qeveria e Kosovës ka bërë një reagim tjetër pas lirimit nga detyra të ministrit Armend Mehaj.
Zëdhënësi i kësaj qeverie ka deklaruar se ministri Armend Mehaj kishte kërkuar lirimin nga detyra shkaku i sëmundjes së gruas.
“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytet tjetër nga ai i Osllos. Çifti i ka tri vjaza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë,” – u shpreh zëdhënësi Kryeziu.
Zëdhënësi megjithatë nuk ka treguar se për çfarë sëmundje është fjala.
Në anën tjetër, z. Mehaj si arsye për dorëhqje përmendi “shkaqet familjare”.