Ambasada e Amerikës në Prishtinë: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejtat e njeriut - NACIONALE

Ambasada e Amerikës në Prishtinë: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejtat e njeriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë në mbështetje të komunitetit LGBTQI+.

Kësaj parade i janë bashkuar edhe zyrtarë të Ambasadës së Amerikës në Kosovës, të cilët janë shprehur se me krenari janë m bashkuar me miqtë kosovarë në këtë paradë.

Nga ambasada kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar festimit të forcimit të diversitetit në Kosovë, kontributit të personave të komunitetit LGBTQI+ në Kosovë dhe në gjithë botën.

Tutje në njoftimin e tyre kanë thënë se të drejtat e LGBTQI+ janë të drejtat e njerëzve.

Ambasada e Amerikës në Prishtinë është krenar që u bashkua me miqtë kosovarë në Paradën e Krenarisë sot, në mbështetje të barazisë për të gjithë. Bashkohuni me ne për të festuar forcën e diversitetit të Kosovës dhe kontributet e personave LGBTQI + këtu në Kosovë dhe në mbarë botën. Të drejtat LGBTQI + janë të drejtat e njeriut.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme