Maliqi: Lajm i mirë dalja e Kurtit në paradën e Krenarisë, militanti përjetoi kullush emocional - NACIONALE

Maliqi: Lajm i mirë dalja e Kurtit në paradën e Krenarisë, militanti përjetoi kullush emocional

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi e ka konsideruar si lajm të mirë daljen e kryeministrit Albin Kurti në paradën e Krenarisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo është vazhdimësi e një standardi të vendosur prej prijësve të shtetit.

“Militanti mesatar përjeton kushllus të madh emocional, por një pjesë e vogël ndoshta edhe edukohet pak.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Kurti nga parade e Krenarisë, sot premtoi se do të bëjnë maksimumin që projektligji për Kodin Civil të kalojë në Kuvend.

“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në parlament. Angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim dhe kërcënime sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar dhe që duhet t’i mbrojë më së pari.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme