Albulena Haxhiu: Haki Abazi mund të jetë i frustruar, nuk kemi çfarë t’i bëjmë - NACIONALE

Albulena Haxhiu: Haki Abazi mund të jetë i frustruar, nuk kemi çfarë t’i bëjmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për shkak të deklaratave të sotme të deputeti të VV-së, Haki Abazi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Prokuroria Speciale është dashur merr në pyetje deputetin Abazi.

Ministrja beson se deklaratat e bashkëpartiakut të saj janë të pabaza dhe tendencioze.

Ministrja thotë për Kosova Press se kushdo që vepron si deputeti Haki Abazi, nuk e ka parasysh dhimbjen e familjarëve të Astrit Deharit.

Për mua është e habitshme, është e çuditshme që një person i tillë, një ditë në kohën kur po niste seanca e Kuvendit të Kosovës dhe pritej që të largohej nga kryesimi i komisionit, të cilën e ka udhëhequr deri sot të dal në një konferencë për media për problemet e tij individuale, personale të cilat i ka, të keqpërdor një rast të rëndë, të ndjeshëm, siç është rasti Dehari. Në radhë të parë, për mua është e papranueshme qasja që sot ka mbajtur deputeti Abazi dhe shto këtu faktin që në qoftë se i njëjti ka pasur informacione në raport me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, atëherë shtrohet pyetja se pse ka heshtur deri më tani. Pse bash sot?”, - pyet Haxhiu.

,Ajo shton se prokuroria është dashur ta marrë në pyetje menjëherë pas konferencës.

“Dhe duke qenë e shqetësuar me deklaratat që ai ka dhënë, ndonëse unë e di që janë tendencioze, janë akuza të pabaza, megjithatë unë menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit që i njëjti t’i dërgojë deklaratat e tij në Prokurorinë Speciale, sepse siç jeni në dijeni Prokuroria Speciale është aktualisht duke trajtuar rastin të cilën e kemi dërguar para pak kohësh që ka të bëjë me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Sipas, njoftimeve kryeprokurori i shtetit i është drejtuar Prokurorisë Speciale, kemi edhe një deklaratë publike të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që tha që do të merret në pyetje deputeti Haki Abazi. Por, unë mendoj që ai menjëherë pas konferencës është dashur që të merret në pyetje”, shton ajo.

Haxhiu beson se Abazi mund të jetë i frustruar dhe të ketë inate personale.

“Unë mendoj që Grupi Parlamentar dhe Lëvizja Vetëvendosje në përgjithësi është subjekti më demokratik në Republikën e Kosovës. Madje jo vetëm në Republikën e Kosovës. Sigurisht që mendimet edhe të tij të vazhdojë t’i thotë, askush nuk ja ndalon. Por, vendimet në grup merren me shumicë të votave. Prandaj edhe vendimi i shumicës është ai i cili obligon edhe deputetët tjera. Prandaj edhe të gjitha këto janë më shumë frustrime të tij për shkak të inateve që mund të ketë, mirëpo ne nuk i kemi as faj e as nuk kemi as çfarë t’i bëjmë”, - thotë ndër tjera Haxhiu.

Lajme të ngjashme