Albin Kurti e merr Agjencinë e Statistikave në Zyren e tij: A do të ulet çmimi i vajit në 50 centë? - NACIONALE

Albin Kurti e merr Agjencinë e Statistikave në Zyren e tij: A do të ulet çmimi i vajit në 50 centë?

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] për një periudhë dy-vjeçare ka ndërruar dy herë vend-veprimin e saj. Prej Zyrës së Kryeministrit në Ministri të Financave dhe prej këtu përsëri në Zyrën e Kryeministrit. Por kësaj here, ajo do të operojë në Zyrën e një kryeministri që po bëhet gjithnjë e më i dhënë pas statistikave.

Agjencia që ka për detyrë grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave, ka bërë disa statistika edhe për punën e tyre. Agjencia nuk po lihet e qetë në kuptimin e ndërrimit të vendit së veprimit, por ndoshta edhe në punën e saj.

Së fundi, ASK kishte rënë në spikamë të opinionit publik përmes statistikave të rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë. Dhe, me 22 qershor 2022 Qeveria Kurti vendosi që ASK-ja t’i ribashkohej Zyres së Kryeministrit.

ASK-ja kishte filluar punën si institucion i pavarur në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.

Mirëpo, nga viti 2011 me vendim të Qeverisë Thaçi kishte vepruar në kuadër të Zyrë së Kryeministrit.

Ndërkohë, në vitin 2020 veprimi i saj u ndryshua përsëri. Ish-kryministri Avdullah Hoti me vendim të Qeverisë kishte vendosur që ASK-në ta largojë nga zyra e tij dhe ta dërgojë në Ministri të Financave.

E për këtë lëvizje të ASK-së, Hoti pati një arsyetim.

"Një lëvizje e tillë është bërë pasi besohet që do e kryjnë punën më mirë nëpër zyret përkatëse" –ishte shprehur Hoti.

Si plot vendime tjera që ia anuloi Qeverisë Hoti, kryeministri Albin Kurti mori vendim që ta anulojë edhe vendimin për ASK-në.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Qeveria Kurti u vendos që ASK-ja të rikthehet në Zyrën e Kryeministrit.

Kurti në këtë mbledhje theksoi se rikthimi i ASK-së në Zyrë të Kryeministrit është në linjë me standardet ndërkombëtare.

ASK punën e saj e saj e ka filluar që nga viti 1948 kurse që nga viti 2011 ka funksionuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Rikthimi është në linjë me standardet ndërkombëtare dhe kërkon që agjencionet e tilla kërkojnë më shumë pavarësi në kuadër të Ekzekutivit dhe legjislativit. Ju ftoj të votoni për rikthimin e Agjencisë së Statistikave në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës,” – kishte folur Kurti.

E vendimi i Qeverisë Kurti nuk i ka pëlqyer ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Hoti në një deklaratë për Nacionalen e ka parë si një gabim rikthimin e ASK-së në Zyrën e Kryeministrit.

Mendoj se është gabim nëse transferohet në Zyren e Kryeministrit. Agjencitë e tilla janë të pavarura në shumë vende me qëllim që të jenë të pandikuara nga politika e përditshme, me qëllim që të dhënat e tyre dhe analizat që bëjnë të jenë profesionale dhe të besueshme nga publiku i gjerë.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kurti e ka kufizuar fjalorin e tij politik, në të cilën në vend të shumë rimave dhe figurave politike po përdor gjithnjë e më shumë statistika, por të cilat nuk po konsiderohen edhe aq të besueshme. I tillë është rasti me shifrat e papunësisë dhe zhvillimit ekonomik.

E ish para-ardhësi i Kurtit, Avdullah Hoti Hoti konsideron më tej se Qeveria Kurti nuk ka asnjë agrument të qëndrueshëm se pse ASK duhet të jetë pjesë e ZKM-së.

Nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm pse duhet nje agjenci e tillë duhet të futet në Zyren e Kryeministrit.”, u shpreh ai.

Më tutje, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], shton se Zyra e Kryeministrit duhet të lirohet edhe nga agjenci të tjera që janë pjesë e saj.

Zyra e Kryeministrit duhet të lirohet edhe nga agjenci të tjera qe jane aty, të cilin proces ne e patëm filluar.”, ka thënë Hoti.

Për të mos harruar, shpesh të dhënat e ASK-së ka qënë të diskutueshme dhe janë parë si jo të sakta nga persona të politikës në Kosovë.

Lajme të ngjashme