Albin Kurti: Askënd nuk e gjobisim me kënaqësi, por sipas detyrës - NACIONALE

Albin Kurti: Askënd nuk e gjobisim me kënaqësi, por sipas detyrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është deklaruar përsëri për çështjen e targave. Në një prononcim për media, ai ka theksuar se targat ilegale janë të paligjshme.

Tutje, z.Kurti ka theksuar se “gjobitja nuk bëhet me kënaqësi”, por se është detyrë e tij shtetit.

Gjobitja nuk është diçka që e dëshiron Kosova. Mirëpo, targat ilegale janë ilegale, janë të paligjshme. Pra ne nuk e dëshirojmë gjobitjen, nuk e gjobisim askë me kënaqësi, por me detyrë. Dhe kjo detyrë nuk është e jona si politikan”, tha Kurti para mediave sot.

Ndryshe, BE dhe ShBA ka pasur kritika ndaj sjelljes së Kosovës, e cila sipas tyre refuzoi marrëveshjen e propozuar dje në Bruksel.

Ndërsa Joseph Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, dhe Christopher Hill, ambasador amerikan në Beograd, e kanë qaujtur Serbinë “konstruktive”.

Lajme të ngjashme