Kurti: Borrelli gaboi rëndë, të korrigjohet - NACIONALE

Kurti: Borrelli gaboi rëndë, të korrigjohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet të bëhet korrigjimi i gabimit të kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, që sipas tij hoqi dorë nga normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke u fokusuar vetëm në gjetjen e një zgjidhje për targat.

Kurti për media ka thënë se gabimi i Borellit është i madh.

Ne jemi optimist dhe besoj që korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm. Është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve, e liderët, unë si kryeministër i Kosovës dhe Vuçiq si president i Serbsië, të flasin e dakordohen për targa, për të cilat dorën në zemër as unë në Kosovë e as ai në Beograd nuk jemi personat përgjegjës”, ka thënë Kurti për gazetarë gjatë një vizite të martën në Prizren.

Kurti ishte akuzuar nga opozita kosovare pikërisht për këtë gjë, se kishte shpërqendruar vëmendjen nga normalizimi i raporteve me Serbinë duke u marrë me çështje teknike.

Por, Bashkimi Evropian në një përgjigje për Nacionalen ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kosovës.

Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA, është i pavërtetë." - thanë ata.

Ai ka thënë se shtyrja e vendimi për masën e gjobitjes është një shansë për të gjetur një zgjidhje për targat.

Po japim shansë edhe 48 orë që ai përafrimi evident në Bruksel të rezultojë më një dakordim të përbashkët.”, ka thënë ai.

Më tej, Kurti ka thënë se të nuk mendon asnjë sekond se nuk do të këtë zgjidhje duke thënë se të gjitha shtetet partnere janë angazhuar.

Të gjithë janë të angazhuar për suksese nuk është koha për shtyrje të tjera dhe për dështimet”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme