Aktakuza për korrupsion, Damka: Nuk është keqpërdorur asnjë cent, ende nuk e kam marrë aktakuzën - NACIONALE

Aktakuza për korrupsion, Damka: Nuk është keqpërdorur asnjë cent, ende nuk e kam marrë aktakuzën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka folur për aktakuzën për korrupsion që i është ngritur dje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Derisa ka hyrë në Kuvend, ai ka thënë se nuk mund të komentoj shumë aktakuzën sepse ende nuk e ka marrë.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur në pafajësinë e tij.

Ai ka thënë se nuk është keqpërdoru asnjë cent i buxhetit të Kosovës.

“Ende nuk e kam marrë asnjë ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë, kështu që nuk muj me e komentu, pasi nuk e kam lexuar aktakuzën. Kur te lexoj aktakuzën, kur të thirrem prej gjykatës do të paraqesim me plot vullnetin në gjykatë. Dhe jam i bindur se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorma i asnjë centi të Republikës së Kosovës. Por është shqetësuese të eleburohet prej mediave apo prej një partie të opozitës që është elaburuar dosja , të cilën ne nuk e kemi. Por faktet do ti paraqesim në gjykatë”, ka thënë Damka.

Lajme të ngjashme