Aktakuza për grupin e Banjskës: Çka ndodhi tjetër gjatë javës në Kosovë?
Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës për grupin e Banjskës në krye me kriminelin Milan Radoiçiqi, ishte tema kryesore e javës që po e lëmë pas. Gjithashtu, gjatë kësaj jave, vëmendje mori edhe vizita e kryeministrit, Albin Kurti në veri të vendit si dhe paralajmërimet e presidentit serb.
Aktakuza për Banjskën
Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuza ndaj kriminelit, Milan Radoiçiq dhe 45 pjesëmarrësve të tjerë në sulmin e Banjskës.
Nacionale raportoi ekskluzivisht për aktakuzën ku prezantoi detaje e saj dhe mënyrën si ka funksionuar grupi i Banjskës.
Sipas aktakuzës, grupit terrorist kishte për qëllim shkëputjen e veriut nga Kosova.
“...Përmes dhunës së përdorur, grupi i strukturuar dhe i udhëhequr nga i pandehuri Milan Radoićić, kanë tentuar që të shkëpusin veriun e territorit të Kosovës që përfshijnë komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë...” – thuhet ndër të tjera.
Gjithashtu, Aktakuza e Prokurorisë Speciale e bën fajtore direkt Serbinë për organizimin dhe mundësimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator. Kjo thuhet direkt në pjesën ku Milan Radoiçiqi akuzohet për shpërlarje parash, e përfitime të milionave nga Serbia dhe të disa tenderëve të tjerë në Kosovë.
Sipas aktakuzës, Radoiçiqi ishte personi kryesor që merrej me dallavere në pjesën veriore të Kosovës. Ai merrte miliona tenderë nga Serbia, përmes kompanive ku pronarë ishin vartësit e tij. Në këtë formë edhe bëhej shpërlarja e parave. Me të gjitha këto mjete më pas, bllokoheshin rrugët e sulmohej Policia e Kosovës.
Prej vitit 2017 deri në 24 shtator 2023, kryeterroristi Milan Radoiçiq, kishte nisur me grumbullimin e armatimit të rëndë, uniformave e mbështetjes logjistike për kryerjen e sulmit që u krye në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Gjithashtu, Aktakuza e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, tregon detaje për kurthin që i ishte ngritur Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjkau dhe ishin plagosur dy të tjerë.
Në aktakuzën që e ka siguruar gazeta Nacionale, në cilësinë e dëshmitarëve janë paraqitur deklaratat e të gjithë policëve që kanë qenë prezent në natën kritike.
Ata në detaje kanë treguar se si ka ndodhur rasti, duke përshkruar edhe vrasjen e kolegut të tyre Afrim Bunjjaku.
Sipas tyre, fillimisht ishte dëgjuar një fishkëllim, pastaj një detonim dhe kishin filluar krismat.
Fillimisht, në aktakuzë janë dhënë deklaratat e tre policëve që të paret kishin hasur në bllokimin e rrugës në fshatin Banjskë.
GJITHÇKA RRETH AKTAKUZËS MUND TË LEXONI KËTU
Vizita në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës që po e lëmë pas vizitoi veriun. Ai mori pjesë në vënien e gurthemeleve për ndërtimin e disa shtëpive dhe degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Gjatë kthimit për në jug, ai u ndal në Mitrovicën Veriore, ku vizitoi njëri nga bizneset e hapura tash në këtë komunë.
Jashtë objektit, dy politikanë serbë u arrestuan pasi e fishkëlluan kryeministrin Kurti. Arrestimi i tyre nuk u prit mirë dhe u kritikua qasaj e Policisë së Kosoëvs.
Kurti pas vizitës ka thënë se nuk është kundër askujt dhe duhet që t’i lëmë anash paragjykimet.
Ndërkohë, gjatë javës vëmendje morën edhe paralajmërimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kërkesat e tij.
Kurti për këto tha se Vuçiq “po përgatit kërcënime të reja në koordinim me Rusinë”. Për paralajmërimet e Vuçiqi ka reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani.