Aksidenti i rëndë në Koshare, publikohen pamjet (VIDEO) - NACIONALE

Aksidenti i rëndë në Koshare, publikohen pamjet (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Katër persona kanë vdekur pas një aksidenti në fshatin Koshare, në Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar për gazetën Nacionale nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se na aksident ishin të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në dalje të fshatit Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.” – tha ai.

Tashmë janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Qëndroni KËTU për të mësuar çdo detaj të mundshëm.

Një qytetare me emrin Brunilda Gjura, e cila ka qenë edhe dëshmitare e rastit ka publikuar pamje nga ky aksident, ku shihen vetura të shumta në vendin e ngjarjes.

Shënim: Pamjet janë publikuar me lejen e zonjës Gjura.

Lajme të ngjashme