Aksident në rrugën Shkodër - Han i Hotit, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksident në rrugën Shkodër - Han i Hotit, lëndohen dy persona

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aksident me dëme materiale dhe lëndime në njerëz është regjistruar sonte në aksin rrugor Shkodër - Han i Hotit.

Të paktën kështu shkruan Ora News, që raporton gjithashtu se përplasje ndodhi afër fshatit Gizhe.

Mësohet se njëra veturë e përfshirë në ndeshje ishte me targa malazeze e tipit Mercedes, ndërsa tjetra e tipit "Golf 5".

Policia dhe autoritetet tjera relevante kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Lajme të ngjashme