AIP ju bën thirrje partive politike të respektojnë privatësinë e qytetarëve gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale - NACIONALE

AIP ju bën thirrje partive politike të respektojnë privatësinë e qytetarëve gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ftuar partitë politike që të respektojnë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë ditës së zgjedhjeve lokale.

Përmes një komunikate për media, AIP ka treguar për veprimet që partitë duhet t`i ndërmarrin për të siguruar integritetin zgjedhor, respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Për të siguruar integritetin zgjedhor, respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, AIP kërkon nga Partitë dhe Subjektet Politike që të: 🔹sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj;🔹mos përdoren të dhënat kontaktuese të qytetarëve të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike apo në forma të tjera për qëllime të marketingut politik; 🔹mos ekspozojnë të dhënat personale gjatë komunikimit përmes postës elektronike (e-mail), mesazheve (SMS) apo thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak; 🔹respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përdorimin e të dhënave të tyre për marketing të drejtpërdrejt dhe të ndërpresin menjëherë komunikimin pas paraqitjes së kundërshtimit”, është thënë në njoftim, duke dhënë edhe detaje tjera.

Lajme të ngjashme