Agon Maliqi: Pse Kosova nuk ka kompani lobuese në Uashington, a është neglizhencës, injorancës apo e qëllimshme? - NACIONALE

Agon Maliqi: Pse Kosova nuk ka kompani lobuese në Uashington, a është neglizhencës, injorancës apo e qëllimshme?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi ka thënë se pse Kosova nuk ka një kompani për lobim të angazhuar në Uashington D.C dhe në kryeqendra të tjera të mëdha.

Sipas tij këto luajnë rol të rëndësishme dhe i njëjti ka përmendur se tash atje për nga mjetet e shpenzuara për lobim dominon Serbia, Gjuriq dhe sipas tij edhe ambasadën kanë shumëfishuar me staf.

Maliqi ka thëne se mbështetësit e Kosovës shumica angazhohen vullnetarisht dhe as nuk konsultohen prej qeverisë sonë.

Ai tutje ka pyetur pse ka ndodhur kjo, duke thënë “a vjen o qasje prej neglizhencës, injorancës apo është e qëllimshme?

Postimi i plotë:

Pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington D.C dhe në kryeqendrat e mëdha? Ato luajnë rol shumë të rëndësishëm. Para disa vitesh Kosova në Uashingon e ka pasur rrjetin më aktiv dhe efektiv të mbështetësve prej gjithë vendeve të Ballkanit - aq sa shumë shtete fqinje na kanë pasur lakmi për qasjen te vendimarrësit. Sepse ashtu funksionon ai qytet politik. Sot atje për nga mjetet e shpenzuara për lobim dominon Serbia, Gjuriq edhe ambasadën e ka shumëfishuar me staf, ndërsa mbështetësit e Kosovës shumica angazhohen vullnetarisht dhe as nuk konsultohen prej qeverisë sonë. A vjen kjo qasje prej neglizhencës, injorancës apo është e qëllimshme? Prej bindjes naive se Kosovën e çojnë përpara argumentet e forta morale? Sidoqoftë, mos u habisni pastaj se “po na keqkuptojnë” kur shumicën e plagëve i shkakton Kosova vetë.

Lajme të ngjashme