“Po ha bukë si në hotel”: Lajmërohet kryetari i Leposaviqit pas 60 orësh izolimi në objektin e komunës - NACIONALE

“Po ha bukë si në hotel”: Lajmërohet kryetari i Leposaviqit pas 60 orësh izolimi në objektin e komunës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit, është raportuar se ka mbetur i ngujuar në objektin e kësaj komune. Në një prononcim për Albanian Post, z. Hetemi ka treguar për gjendjen e tij.

Ai ka thënë se kurrë më mirë s’ka qenë me shëndet.

“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.”theksoi ai për Albanian Post.

Tutje, ai ka thënë se po ha bukë sikurse në hotel.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin… “Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë.” – shtoi Hetemi.

Lajme të ngjashme