Agim Bahtiri me fjalë të guximshme: Albin mos lësho pe se kot do ta kesh për copëtimin e Kosovës
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se ka qenë kritik – për aq sa ka qenë – ndaj një vendimi të mundshëm të Kurtit për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Agim Bahtiri njihet si një ndër politikanët e afërt të Kurtit, që madje kishte pasur edhe epitete si “shpirti” i tij si kryetar i Mitrovicës.
Ai së fundi organizoi një protestë kundër Asociacionit, por e cila megjithatë nuk dihej se a i adresohej kryeministrit Kurti apo jo.
Por, dëgjojeni me vëmendje atë që e thotë Bahtiri në këtë video:
“Prandaj, apeli i të gjithë neve osht që mos të lëshojnë pe. Albin mos lësho pe se kot do të kish dhe kot do të ka secili udhëheqës i shtetit të Republikës së Kosovës për të copëtuar Kosovën dhe për të instaluar Republika Srpske në Kosovë,” – dëgjohet duke thënë Bahtiri në një video, që besohet të jetë nga protesta e djeshme në Gushavc të Mitrovicës.