Abrashi trimërohet pas fjalëve të Kurtit: Opozitë e dashur, pallavrat anash, niseni mocionin
Artan Abrashi, deputet i VV-së, duket të jetë trimëruar pas “ofertës” së kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkoi që opozita t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti.
Abrashi ka shkruar se opozita duhet t’i lë anash “pallavrat”.
“Opozitë e dashur.
Pallavrat anash, niseni mocionin!” – shkroi ai.
Çfarë tha Kurti?
“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën pra Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje… Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja…Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje” – tha mbrëmë Kurti në RTK.