Abelard Tahiri: Urime themelimi i Zajdenicës, dhuratë nga Albin Kurti - NACIONALE

Abelard Tahiri: Urime themelimi i Zajdenicës, dhuratë nga Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Kurti i cili pas takimit të sotëm me emisarin Lajçak, ka thënë se e pranojnë planin franko-gjerman.

Tahiri thotë se Kurti e pranoi këtë plan pa pasur guxim të tregoj se çfarë përmban ai.

“E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën”, - ka shkruar Tahiri.

Madje, deputeti i PDK-së ironikisht ka uruar themelimin e Asociacionit, duke bërë fajtor kryeministrin Kurti.

Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti”, - përfundon Tahiri.

Lajme të ngjashme